Të fundit

Arrestohen shtatë persona në 12 lokacione në rastin “Brezovia 3”

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka vazhduar aksionin “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Shtatë persona janë arrestuar prej tyre tre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe katër pronarë të kompanive ndërtimore

“Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit”, thuhet në njoftim.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave.

Të arrestuarit dyshohen kryesisht për veprat penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie të ryshfetit.

Prokuroria javë më parë ka ngrirë mjete financiare edhe të kompanisë “Stella Consulting” Sh.P.K., firmës private në bashkëpronësi të biznesmenit shqiptar Gentjan Sula dhe publicistit Veton Surroi.

Paparaci, ka mësuar se autoritetet e gjyqësisë kanë vendosur për bllokimin e xhirollogarive bankare të “Stella Consulting” Sh.P.K.

Investitorët e kompanisë “Stella Consulting”, në të cilën publicisti Veton Surroi mban në pronësi 30 për qind të aksioneve, dyshohet se i ka dhënë ryshfet prej rreth 400 mijë eurove ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë.

Afera “Brezovica” – ngrihen xhirollogaritë e kompanisë së Veton Surroit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci