Sipas një medie amerikane TMZ çifti Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk janë më bashkë, ndarja e tyre vjen pas një grindjeje mes yllit të muzikës pop dhe nënës së modeles, Yolanda Hadid. Sipas burimit Yolanda Hadid thotë se incidenti ka ndodhur javën e kaluar. Kur faqja kontaktoi me Malik ai mohoi kategorikisht se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së modeles. “E mohoj kategorikisht që kam goditur Yolanda Hadidi dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap më shumë detaje. Shpresoj që Yolanda t’i hedh poshtë akuzat e saj të rreme dhe do të shkojë drejt një zgjidhje private të këtyre problemeve familajre’’ është shprehur Malik.
Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë një vajzë 13 muajshe të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Kay.
