Të fundit

A po krijohet çifti i parë në Big Brother VIP?

Në Big Brother VIP po fillon të krijohet çifti i parë. Edhe pse mendohej se çifti i parë do të ishte Fifi dhe Graniti apo Semi me Donaldin, kjo gjë nuk ka ndodhur pasi gjërat kanë rrjedhur ndryshe.

Edhe Beniada me Arditin kanë pasur një afirmitet mes vete. Por, kjo afërsi është rritur edhe më shumë ditën kur banorët organizuan një dasmë tradicionale, ku nusja ishte Beniada e dhëndri Arditi.

Banorët kënduan dhe kërcyen së bashku nën tingujt e muzikës së këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Bujar Qamili, i cili  ishte i ftuari special i mbrëmjes. Gjatë ceremonisë, “nusja dhe dhëndri” surprizuan të gjithë pas puthjes që shkëmbyen më njëri- tjetrin.

Se ata të dy mund të jenë çifti i parë në këtë program, e tregojnë edhe shenjat e xhelozisë që Beniada ka shfaqur mbrëmë.

Dyshimet u rritën më shumë pasi Beniada e filloi mëngjesin e sotëm duke i dhuruar puthje Arditit.

Ajo duket se ishte xheloze për afërsinë mes Arditit dhe Beatriksit. Madje, si shenjë xhelozie për afërsinë e tyre, ajo e refuzoi edhe përqafimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci