Monika, Iliri dhe Sabiani janë më të komentuarit e ditës në “Big Brother Vip”.
Ata kanë filluar të komunikojnë mes vete me kode edhe pse ky lloj komunikim është i ndaluar rreptësisht nga “vëllai i madh”.
Aktorja Adriana Matoshi ka ironizuar me treshen e “BBV” përmes një postimi në Instagram.
“Qe 25 vjet kom shoqni edhe kurr nuk mirrem vesh me sy e me kode. Zot më jep aftësinë e Monikës, Ilirit dhe Sabianit”, ka shkruar Matoshi.

