Ish futbollisti Granit Cana është njëri nga banorët e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP në Shqipëri i cili po arrin të marrë vëmendje të madhe nga publiku.
Graniti që nga hyrja u komentua shumë si dhe u kthye në djalin e preferuar si nga fansat e BBV po ashtu dhe nga vajzat brenda.
Ditën e djeshme duke qëndruar në oborrin e shtëpisë banorët e kanë kaluar kohën duke luajtur lojën “e vërtetë apo dënim”.
Dënimi që iu vu Granitit ishte të luante rolin e striptistit.
Cana e pranoi dënimin dhe filloi duke i bërë vallëzimin banores së re, derisa Sara po qëndronte ulur në karrige dhe e vëzhgonte duke qeshur.
Ndërsa ajo që ra në sy më së shumti ishin shikimet e Fifit që po i shikonte me xhelozi, përderisa banorët e tjerë po i shikonin dhe po qeshnin.
View this post on Instagram
