Të fundit

Kanada hap dyert për ukrainasit

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ka deklaruar se vendi i tij i ka hapur dyert për strehimin e përkohshëm të refugjatëve nga Ukraina.

Trudeau tha se kjo do të eliminojë kërkesat për viza dhe do të jetë një mënyrë më e shpejt për të shkuar në Kanada.

“Ne po krijojmë një program të ri për ukrainasit që duan të vijnë në Kanada përkohësisht. Kjo do të eliminojë shumë nga kërkesat normale të vizave – dhe do të jetë mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për të ardhur në Kanada”.

I pari i qeverisë kanadeze shtoi se po punohet edhe në zbatimin e bashkimit familjar, drejt qëndrimit të përhershëm.

“Dhe për ukrainasit me anëtarë të familjes që janë shtetas kanadezë ose banorë të përhershëm, ne do të zbatojmë një rrugë të veçantë sponsorizimi të bashkimit familjar drejt qëndrimit të përhershëm”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci