Të fundit

Putin: Sanksionet perëndimore janë të ngjashme me shpalljen e luftës

Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të ngjashme me një shpallje lufte, pasi ai mbrojti pushtimin e tij në Ukrainë, shkruan Sky News.

Në komentet në televizionin shtetëror, Putin tha se Rusia dëshiron që Ukraina të “çmilitarizohet”, duke shtuar se vendi duhet të ketë një status neutral.

Ai përsëriti një linjë tashmë të njohur që Rusia shpresonte të “de-naziste” Ukrainën.

Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, që synojnë të ndikojnë në ekonominë ruse.

Ai gjithashtu tha se nuk ka plane të shpallë gjendjen ushtarake në Rusi, raporton AFP.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci