Të fundit

Hyseni: Retorika luftënxitëse në Serbi nuk dallon nga retorika e Putinit

Ish – koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi Skender Hyseni ka thënë se Amerika dhe BE duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në dy karrige.

“Agresioni rus në Ukrainë e ka shpërfaqur hapur politikën mashtruese serbe të ambiguitetit të qëllimshëm si lojë të dyfishtë. Para se të bëhet vonë, Amerika dhe BE duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në dy karrika”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Sipas Hysenit retorika luftënxitëse në Serbi nuk dallon nga retorika e Putinit.

“Retorika luftënxitëse në Serbi si dhe vet motivet e saj nuk dallojnë shuma nga retorika e Putinit. Kërcënimet e Beogradit se do të ketë luftë nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s janë e njëjta politikë dhe skenar që Putin po aplikon kundër Ukrainës.”

“Uniteti transatlantik dhe kundërshtimi i agresionit rus në Ukrainë duhet po ashtu të mbaj në fokus Bjellorusinë dhe Serbinë si të vetmit aleat evropian të Rusisë së Putinit. Ka vite që Serbia po bënë largim estetik dhe dinak nga perëndimi duke forcuar lidhjet e saja ekonomike, politike dhe ushtarake me Rusinë e besa edhe me Kinën”, ka shkruar Hyseni.

Tutje ai ka thënë se ka ardhur koha që qasja e Amerikës dhe BE-së ndaj Serbisë të rishqyrtohet në dritën e zhvillimeve të reja pas sulmit të egër rus të Ukrainës dhe se lidhja mes Rusisë dhe Serbisë është shumë më e thellë sesa ajo e furnizimit me armë.

“Ka ardhur koha që qasja deri diku e butë dhe ‘mirëkuptuese’ e Amerikës dhe BE-së ndaj Serbisë të rishqyrtohet në dritën e zhvillimeve të reja pas sulmit të egër rus të Ukrainës. Lidhjet midis Rusisë dhe Serbisë janë shumë më të thella sesa furnizimi me armatim. Kujtojmë këtu stërvitjet e përbashkëta Ruso-Serbe vitin e kaluar jo shumë larg kufirit të Kosovës. “Mburoja Sllave 2021” (Slavic Shield 2021) ishte emërtuar stërvitja e tetorit të vitit të kaluar. Përgjatë gjithë viteve të fundit Serbia si dhe ‘Republika Serbe’ kanë intensifikuar komunikimin dhe koordinimin me presidentin rus Putin”, ka shkruar ish-koordinatori.

Gjithashtu ai ka thënë se është koha që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropian të kërkojnë, nga Serbia që të tërhiqet nga çfarëdo bashkëpunimi ushtarak me Rusinë dhe Serbia po ashtu duhet të detyrohet t’u bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë.

Nëse ajo nuk e bënë këtë, perëndimi duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë urgjentisht.

“Është koha që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropian të kërkojnë, pa ekuivokë, nga Serbia që të tërhiqet nga çfarëdo bashkëpunimi ushtarak me Rusinë. Serbia po ashtu duhet të detyrohet t’u bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë. Nëse ajo nuk e bënë këtë, perëndimi duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë urgjentisht”, ka thënë ndër të tjera ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci