Të fundit

Haradinaj e pyet Kurtin: Ku mbet slogani “mbroje tënden”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka një diferencë të madhe mes importit për mallra serbe në muajin shkurt të vitit 2019, sa ishte ai kryeministër dhe muajt shkurt të këtij viti.

Sipas Haradinajt, importi nga Serbia ishte 500 mijë euro, ndërsa në vitin 2022 importi me mallra serbe është 24.5 milionë euro.

“Pas heqjes së taksës Serbia po kthehet fuqishëm në tregun e Kosovës. Ku mbet sllogani i Kurtit “mbroje tënden”? Veç po pyes”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në vitin 2018, Ramush Haradinaj sa ishte në krye të qeverisë kishte vendosur taksë prej 100 përqind sa i përket mallrave serbe që hyjnë në Kosovë, ndërsa kryeministri i tanishëm Albin Kurti, sa ishte opozitar bënte thirrje për bojkotimin e produkteve serbe nën sloganin “Duaje tënden”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci