Të fundit

Kryeministri kërkon falje për gabimin me Besarta Jasharin

Në akademinë përkujtimore të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti  e nisi fjalimin me një kërkim falje.

Kjo pasi ai gjatë fjalimit të djeshëm të mbajtur në Kuvend e kishte ngatërruar Besarta Jasharin, për të cilën kishte thënë se është e bija e kryekomandantit Adem Jashari.

Në fakt, Besarta Jashari është mbesa e Adem Jasharit dhe vajza e heroit Hamëz Jashari.

“Më lejoni fillimisht të kërkoj falje që në tekstin e fjalimit të djeshëm në Kuvendin e Republikës më është përvjedhur një gabim dhe kam thënë që Besarta është vajza e kryekomamdantit Adem Jasharit në vend se të them e Hamzë Jasharit”, ka thënë Kurti.

Ai ka vazhduar duke thënë se kjo i ka ndodhur pasi shumë shpesh i ngjan se të gjithë ata që janë gjallë janë fëmijë të kryekomandantit Adem Jashari dhe të nënës së tij heroinë.

Kurti, të shtunën iu referua Besarta Jasharit si “vajza e Adem Jasharit”, komandantit të UÇK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci