Të fundit

Një person është therur për vdekje në Mitrovicë

Një person është therur për vdekje në Mitrovicë, pas mesnate, nga dy të dyshuar.

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e më pas është transferuar në QKUK, ku nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka humbur jetën.

Vrasja dyshohet se ndodhi në rrugën “Artim Jashari”, rreth orës 12:15, pas mesnate.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK./sinjali.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci