Lady Gaga po planifikon rrugëtimin e saj si aktore, pas shfaqjes së trailerit të fundit të filmit “House of Gucci”.
Gaga, 35 vjeçe, luan rolin e Patrizia Reggiani-t, ish-gruaja e kreut të shtëpisë së modës, Maurizio Gucci rol që luhet nga Adam Driver. Ajo është në një mision për të ndryshuar shtëpinë e modës Gucci të cilin e sheh si “jo emocionuese”. Në përpjekjen e saj e saj për të rifreskuar shtëpinë e mmodës Patrizia përplaset me kreun e kompanisë Aldo Gucci rol që luhet nga Al Pacino i cili këmbëngul se “Gucci është ajo cka them unë”.
Por Patrizia nuk ndalet dhe roli i saj shkon në tjetër nivel atëherë kur ajo paguan një vrasës me pagesë për të vrarë Maurizion pasi të dy i dhanë fund martesës së tyre. Në një skenë nga traileri, Patrizia e paralajmëron ashpër vrasësin: “Mos gabo”.
Në filmin “House of Gucci” luajnë edhe Jeremy Irons, Jared Leto, Salma Hayek, Reeve Carney dhe Jack Huston. Regjisor është i famshmi Ridley Scott, i cili është bazuar në librin e Sara Gay Forden “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour and Greed”.
