Lojtari i ri i Manchester United, Cristiano Ronaldo Jr tregoi talentin e tij me një gol të ngjashëm me ato të babait të tij.
11-vjeçari, i cili zyrtarisht nënshkroi për akademinë e “Djajve të Kuq” muajin e kaluar, ka përfunduar me sukses një sfidë për aftësitë e futbollit në rrjetet sociale, duke treguar goditjen e tij fantastike.
Cristiano Jr mund të shihet duke bërë një rrotullim të topit, i ndjekur shpejt nga një hap përpara për të shënuar një gol të bukur e për të festuar më pas në stilin e Ronaldos.
Simplesmente Cristiano Ronaldo Júnior imitando o luva de pedreiro.
Receba, carai! 😂 pic.twitter.com/FYTUOOYWTF
— Cristiano Ronaldo Brasil (@CR7Brasil) March 8, 2022
