Të fundit

Konfirmohet “zëvendësimi” i Prindon Sadriut në Shkup

Për pak kohë, Prindon Sadriu nuk do të jetë në udhëheqje të Ambasadës së Kosovës në Shkup. Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar për propozimin e një Ambasadori të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për media ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërballa ka treguar se janë përzgjedhur tre ambasadorë në Turqi, Maqedoninë e Veriut dhe në Norvegji.

Emrat tashmë kanë kaluar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

“Mund të ju them që momentalisht i kemi tre ambasadorë të konsideruar politik që kanë kaluar në Komisioni Parlamentar. Është ambasadori që duhet të shkojë në Turqi, ambasadori në Maqedoni dhe ai që duhet të shkojë në Norvegji. Këto janë procedura që janë konfidenciale deri në momentin e aprovimit”, tha ministrja Gërvalla në një konferencë për media në objektin e qeverisë të martën.

Megjithatë Gërvalla, nuk i ka zbuluar emrat e ambasadorëve të propozuar për tri përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ka thënë se momentalisht, ata janë “konfidencial.

Me emërimin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut, qeveria ia heq Prindon Sadriut, aktualisht të Ngarkuarit si Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkupp, kompetencat e drejtimit të misionit.

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani e mban pozitën e të ngarkuarit të përkohshëm si shef i Misionit Diplomatik në Shkup që prej shkakrimit të ish-ambasadorit, Gjergj Dedaj, rreth një vit më parë.

Me fuqizimin e propozimit të qeverisë për emërimin e Ambasadorit të ri në Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut, Sadriu do të rimerrte pozitën e zëvendëshefit të misionit, të cilën e mbante para shkarkimit të ish-ambasadorit Dedaj.

Ministrja Gërvalla, muaj më parë ishte shprehur se vendimi për shkarkimin e ambasadorëve të mëparshëm ishte akt në mesin e reformave që pati nisur MPJD-ja, dhe se funksioni i tillë i ambasadorëve ishte i jashtëligjshëm.

“Janë shkarkuar 12 ambasadorët politikë, sepse kanë qenë në disproporcion me ligjin tonë. Janë shkarkuar të gjithë për një herë, sepse në momentin që ke tejkaluar kuotën ligjore, atëherë i ke të gjithë të jashtëligjshëm”, kishte deklaruar Gërvalla.

Nga këto 12 pozita, MPJ-ja njoftoi për emërimin e Ilir Dugollit në ShBA, Skënder Durmishit në Shqipëri, Faruk Ajetit në Gjermani, Mehdi Halimit në Francë, Fuad Morinës në Katar, Albesjana Ibërhysajt në Çeki, Agron Bajramit në Belgjikë dhe Ilir Kapitit në Britani të Madhe.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci