Aktorja Mila Kunis zbuloi se Ashton Kutcher gjithashtu aktor ishte shtruar dy herë në spital për të trajtuar sëmundjen e pankreasit përderisa po përgatitej të luante rolin e Steve Jobs në një film biografik të vitit 2013.
Gjatë një paraqitje në emisionin “Hot Ones” të First We Feast, Kunis i konfirmoi prezantuesit Sean Evans se Kutcher ishte përpjekur të ndiqte dietën e çuditshme të Jobs.
“Ai ishte aq budalla. Hante vetëm rrush, ishte kaq budalla,” tha Kunis. “Përfunduam dy herë në spital”.
Jobs, bashkëthemeluesi i Apple, i cili vdiq nga komplikimet që lidhen me kancerin e pankreasit në vitin 2013, ai ishte jashtëzakonisht i rreptë kur bëhej fjalë për dietën e tij.

