Të fundit

Këta janë katër zyrtarët e Telekomit që u arrestuan sot

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër zyrtarë të Telekomit, pasi të njëjtit dyshohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Paparaci nga burimet ka mësuar se katër të arrestuarit janë Kushtrim Jakupi, Mimoza Pireva, Shkurte Shabani dhe Fatmire Jashanica.

Ndërkaq policia sot përmes një komunikate ka njoftuar se katër të arrestuarit dyshohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të Marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama e lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe një Kompanie të nënshkruar në vitin 2018.

Sipas Policisë, të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare përkundër faktit se kjo marrëveshje nuk ishte realizuar kanë nënshkruar raporte për përmbushje të kontratës me përmbajtje të rreme dhe me këtë i kanë mundësuar të dyshuarit me iniciale R.K., pronar i kompanisë përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100,000.00.

Kurse, biznesmeni me inicialet R.K. është ende në kërkim nga Policia, raporton Paparaci.

“I dyshuari i lartcekur (R. K.) pronari i kompanisë i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor”.

“Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë, për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e PK-së dërguar mediave./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci