Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka deklaruar sot se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar”, por se tani është i natyrës ekonomike.
Maduro ka pretenduar se “qëllimi në këtë luftë është që shumë vende dhe rajone “të mbyten” dhe të shkaktohet jostabilitet në furnizimin e lëndëve të para, ushqimit dhe të burimeve të energjisë”.
Sipas tij, kjo luftë mund të kalojë nga faza ekonomike në atë të vërtetë në konfrontim të armatosur me rrezik të përdorimit të armëve bërthamore.
“Kam qenë nga ata i cili që në fillim nuk e ka përjashtuar mundësinë se Ukraina ka armë për shkatërrim në masë të drejtuar kah Rusia. Në botë ekziston rreziku real nga lufta bërthamore”, ka thënë Maduro./Paparaci
