Të fundit

LDK kërkon dorëheqjen e Besnik Bislimit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme të zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit u demantua nga Zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

“Marrë parasysh që qeverisemi nga një pushtet që prodhon vazhdimisht skandale, detyrohemi që të trajtojmë me urgjencë skandalin diplomatik nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi”, tha anëtarja e kësaj partie, Sibel Halimi, në një konferencë për media.

“Për më keq, kjo ndodh në kohën kur Kosova me të drejtë kërkon përshpejtimin për anëtarësimin e domosdoshëm të saj në NATO, BE, Këshill të Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, u shpreh tutje ajo.

Halimi tha se demantimi nga Zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës është një skandal i madh diplomatik që i kushton rëndë vendit.

“Është një përfaqësim jo-dinjotoz nga zoti Bislimi, i cili dëmton rëndë procesin e anëtarësimit pikërisht në Këshillin e Evropës, institucion ky që kishim gjasa të mëdha të anëtarësimit pas supsendimit të Rusisë”, tha Halimi.

“Andaj LDK kërkon dorëheqje të menjëhershme të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ngase i njëjti nuk është i denjë për ta pëfaqësuar vendin tonë në politikën ndërkombëtare, rrjedhimisht, Kosova po e paguan çmimin e paaftësisë së tij”, përfundoi ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci