Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka hapur hetimet për konfrontim me zyrtarë të ndeshjes për presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorin sportiv të këtij klubi, Leonardo.
Pas ndeshjes ku PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve, u raportua se dyshja i është afruar gjyqtarit holandez, Danny Makkelie dhe UEFA tani është duke e hetuar rastin.
Gjyqtari Makkelie ka shkruar në raport se Al-Khelaifi dhe Leonardo “ia mbyllën derën” e dhomës së zhveshjes.
Trupi qeverisës i futbollit evropian do t’i marrë për bazë “parimet e përgjithshme të sjelljes” si dhe “sjelljen jo të mirë të lojtarëve dhe zyrtarëve”, thuhet në njoftimin e UEFA.
PSG kishte epërsinë prej 2:0 ndaj Realit, por nuk arritën të kualifikohen tutje.
