Të fundit

Psikologë të njohur dërgojnë letër të hapur Putinit

Me anë të një letre të hapur, psikologë të njohur, nga rreth 20 vende të botës, duan të bindin presidentin rus, Vladimir Putin që të ndryshojë qëndrim lidhur me pushtimin e Ukrainës.

“Ne po ju kontaktojmë për të ndarë me ju njohuritë tona akademike dhe praktike në lidhje me pasojat e fillimit të një lufte për nxitësin dhe për të ofruar një paraqitje të shkurtër të një rrugëdaljeje të mundshme nga një situatë kaq e rrezikshme”, shkruhet në letrën e iniciuar nga psikologët e njohur gjermanë Rolf van Dick i Universitetit të Frankfurtit dhe Ulrich Wagner i Universitetit të Marburgut.

Pothuajse 40 kolegë të tyre, nga që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deri në Poloni, Norvegji dhe në Afrikën e Jugut, Indi dhe Pakistani kanë nënshkruar letrën.

”Me këtë letër ne duam t’ju informojmë për efektet negative të asaj që po bëni”, i shkruajnë ata presidentit Putin.

Duke iu referuar literaturës shkencore, ata shpjegojnë me hollësi se cilat procese po vë në lëvizje lufta kundër Ukrainës.

Në fund të fundit, sipas tyre, e gjithë kjo çon në refuzim, izolim dhe kërcënim fizik të liderëve politikë të konsideruar përgjegjës.

”Qytetarët në të dy anët e një lufte po përjetojnë një izolim kombëtar”, thuhet në letër.

Kjo çon në një kërkim për ndryshim.

”Krizat ekonomike lindin ndjenja privimi që zakonisht janë baza e rezistencës, protestës dhe revolucionit kundër shtetit ekzistues”, theksojnë ata.

“Këto efekte janë të vërteta si për njerëzit e zakonshëm ashtu edhe për elitat”, shtojnë psikologët.

Profesor Van Dick thotë se kjo letër mund të mos mbërrijë deri te Putini, prandaj ajo është publikuar në një portal interneti, përmes të cilit qytetarët rusë mund t’i shkruajnë presidentit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci