Një burrë në Ukrainë ka tërhequr me traktorin e tij një tank rus.
Pamjet amatoreske janë shpërndarë në rrjetet sociale. Një video e tillë kishte qarkulluar edhe ditë më parë ku shihej traktori teksa tërhiqte tankun e braktisur rus.
I love how there’s more than one video of this happening #UkraineWar #Ukraine pic.twitter.com/afd6QCNKC2
— Progress(ive)ing to Insanity (@BrokeHrtLiberal) March 10, 2022
Pushtimi i Ukrainës ka hyrë në ditën 16-të. Qindra njerëz janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve ruse. Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës të enjten kanë zhvilluar takimin e parë që nga nisja e pushtimit, por pa ndonjë rezultat.
