Të fundit

Ukrainasit vajtojnë ushtarët e rënë mes sirenave të luftës

Që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë ceremonitë mortore janë bërë të përditshme në Ukrainë, me qindra qytetarë që vajtojnë familjarët dhe të afërmit e tyre të rënë gjatë bombardimeve nga ushtria ruse.

Trenat me arkivole në Lviv janë më një rutinë për qytetarët tashmë, të cilët mes dhimbjes përcjellin për në banesën e fundit ushtarët, apo civilët e vrarë.

BBC raporton se funeralet nisin me një meshën mortore në Kishën e Shën Pjetrit dhe Palit në qendër të qytetit.

Sot në Lviv u varrosën tre ushtarë teksa luftonin për të mbrojtur atdheun e tyre në Kherson, që ndodhet në jug të Ukrainës, ku forcat ruse janë përpjekur të avancojnë.

Të vdekurit ishin Sgt Dmytro Kabakov, 59 vjeç, oficeri i lartë Andriy Stefanyshyn, 40 vjeç dhe Toger Taras Didukh, 25 vjeç. Në mes të funeralit u dëgjuan alarmet e sulmit ajror, shkruan BBC.
Por vajtuesit nuk e ndërprenë ceremoninë. E gjithë vëmendja u përqendrua tek tre arkivolet, të mbështjellë me flamurin ukrainas.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci