Xhiroja e 25-të e Superligës së Kosovës do të fillojë, sot në kuadër të së cilës do të zhvillohen dy ndeshje.
Me fillim nga ora 13:00, Ballkani do ta pres në shtëpi Feronikelin, kurse Ulpiana do të udhëtoj në Prishtinë.
Ballkani kryeson tabelën e Superligës, me 48 pikë të grumbulluara, ndryshe nga Feronikeli që ndodhet në pozitën e fundit me vetëm 11 pikë.
Prishtina vjen pas një fitoreje, e cila ishte fitorja e parë pas shtatë xhirove, ndërsa Ulpiana ndau pikët me Dukagjinin.
Xhiroja e 25-të e Superligës do të vazhdojë edhe nesër me tre përballje, ku na pret dueli fantastik mes Gjilanit e Llapit.
