Të fundit

Dita e 19-të e agresionit rus në Ukrainë, këto janë zhvillimet e fundit

Sot është dita e 19-të e agresionit rus në Ukrainë, e edhe gjatë kësaj dite ka pasur zhvillime të shumta.

Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas zhvilluan bisedime në një përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve.

Negociatori ukrainas tha se dialogu do të fokusohet në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Bisedimet do të rifillojnë të martën pas një “pauze teknike”, kështu bëri të ditur këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak.

Por, luftimet kanë vazhduar me një bombardim në Kiev ku u vra një person, pas goditjes së një blloku ndërtesash.

Ndërkaq, në Mariupol, vdiq një grua shtatzënë, bashkë me foshnjën e saj, raporton BBC.

Bombardimet ruse të disa qyteteve kanë qenë aq intensive që civilët e vdekur po varrosen në varre masive, përfshirë edhe në Mariupol.

Kina thotë se pretendimi i zyrtarëve amerikanë se Rusia i kërkoi Pekinit t’i jepte ndihmë ushtarake në Ukrainë është “dezinformim”, ndërsa Kremlini gjithashtu e ka mohuar atë.

Ndërkaq, në Mbretërinë e Bashkuar, sekretari, Michael Gove do të përcaktojë detajet e një skeme që njerëzit të presin refugjatët ukrainas në shtëpitë e tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci