Të fundit

Ky është ish-kryeshefi i Trafikut Urban që u arrestua nga Policia

Pak më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre ish-zyrtarë të Trafikut Urban.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryeshefi i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj.

Ai ishte shkarkuar nga pozita e kryeshefit të Trafikut Urban më 26 prill të vitit të kaluar.

Ai pas shkarkimit për media e kishte cilësuar si të jashtëligjshëm shkarkimin e ti.

“Po. Bordi i zgjedhur në mënyrë të paligjshme nga aksionarët e Komunës së Prishtinës e kanë shkarkuar Kryeshefin e Trafikut Urban të zgjedhur në mënyrë të ligjshme”, kishte thënë Rexhepaj asokohe.

Sipas njoftimit, ky arrestim ka ardhur pas shumë veprimeve hetimore/operative.

Sipas policisë dyshimet janë se vetura e Kryesuesit të atëhershëm të Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban” ishte shitur në një autosallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ishte blerë e njëjta për nevojat e “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijë euro më shtrenjtë sesa ishte vlera reale.

Arrestohen 3 ish-zyrtarë të Trafikut Urban dhe një pronar i një autosalloni

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci