Një person nga Podujeva e ka plagosur veten me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur dje pas mesnate, shkruan Paparaci.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Podujevës, e më pas është dërguar në QKUK, ku edhe vazhdon trajtimi i tij dhe është nën sigurim policor.
“Podujevë, 14.03.2022-01:56. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është vetë plagosur me armë zjarri-revole. I dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Podujevës e më pas është dërguar në QKUK ku edhe vazhdon trajtimi i tij dhe është nën sigurim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga njësitë përkatëse policore është sekuestruar një revole, një karikator, një fishek, një gëzhojë dhe një predhë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti po vazhdon të hetohet.
“Nga njësitë përkatëse policore është sekuestruar një revole, një karikator, një fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
