Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Mohamed Salah nëse nuk do të mund ta bindin Erling Haaland të transferohet në “Camp Nou”.
Drejtuesit e klubit katalunas vëmendjen kryesore e kanë tek shërbimet e sulmuesit norvegjez, Haaland, por në rast se plani nuk shkon sipas parashikimeve ata kanë menduar një plan të dytë.
E përditshmja spanjolle, AS, ka raportuar se Barcelona ka filluar ta vëzhgojë sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah, i cili po ashtu ka kërkuar rritje të pagës te “Reds”.
