Një muaj paraburgim është masa që Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj 25 prej 50 policëve të arrestuar nën dyshimin për ryshfet, pjesëmarrje ne grupe kriminale e keqpërdorim detyre.
Të dyshuarit: A.K, A.SH, A.H, B.L, D.L, F.S, F.GJ, G.A, G.H, G.SH, G.T, H.D, H.P, H.H, I.D, I.D, I.T, K.S, L.H, M.B, R.T, S.M, XH.H, XH.H dhe XH.L, dyshohen për veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit e “Kontrabandimi i mallrave”.
Sipas njoftimit nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, vendimi për pjesën tjetër të të arrestuarve merret nesër.
Gjatë ditës së sotme Paparaci ka qëndruar vazhdimisht në objektin e Pallatit të Drejtësisë, për të parë nga afër zhvillimet lidhur me këtë rast.
Këta të fundit, para orës 10:00 në mënyrë të organizuar dhe nën përcjellje sollën të gjithë zyrtarët e dyshuar për korrupsion në objektin e gjykatës për të mbajtur edhe seancën për masën e sigurisë.
48 policë dhe dy doganierë që u arrestuan të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Hetimet ndaj tyre siç kanë njoftuar në konferencën e jashtëzakonshme për medie, kishin nisur një vit më parë ishin kundër 68 personave. /Paparaci/
