Të fundit

Dokumentet sekrete zbulojnë se si u pasurua Abramovich

Oligarku rus Roman Abramovich bëri pasuri pasi bleu naftën e Sibneft nga qeveria ruse në një tender të vitit 1995. Dokumentet sekrete në të cilat kishte qasje BBC tregojnë se pronari i klubit të futbollit Chelsea bleu Sibneft, dhe më vonë Slavneft, në tenderë të manipuluar, të gjitha për shkak të lidhjeve të ngushta me autoritetet ruse, kryesisht ish-presidentin Boris Yeltsin dhe më pas me Vladimir Putin.

Abramovich pagoi rreth 250 milionë dollarë për Sibneft para se t’ia kthente qeverisë ruse për 13 miliardë dollarë në vitin 2005.

Ai u padit në një gjykatë në Britaninë e Madhe në vitin 2012 nga ish-bashkëpunëtori i tij afarist, Boris Berezovsky, i cili pretendon se konkursi për Sibneft ishte i manipuluar, dhe se ai personalisht i ka dhënë ryshfet një zyrtari të Kremlinit që ka marrë pjesë në mashtrim.

Megjithatë, Abramovich fitoi çështjen dhe pretendimet e Berezovsky u hodhën poshtë si të pavërteta.

Tani BBC ka pranuar një dokument që besohet se ka rrjedhur nga Rusia. Burimi i cili i dha dokumentin BBC-së pretendon se i është kopjuar fshehurazi nga dosja e Abramovich-it, transmeton Paparaci.

Në dokument thuhet se qeveria ruse ishte mashtruar me 2.7 miliardë dollarë në marrëveshjen me Sibneft, si dhe se autoritetet e atij vendi donin të akuzonin Abramovich për mashtrim.

“Hetuesit nga Departamenti i Krimit Ekonomik kanë arritur në përfundimin se Abramovich do të përballet me akuzat për mashtrim, nëse ai mund të sillet para gjyqit”, thuhet në një dokument në të cilin BBC kishte qasje.

Prokurori rus i cili hetoi këtë çështje në vitet 1990, Yuri Skuratov, nuk dinte për ekzistencën e dokumenteve sekrete, por ai konfirmoi shumë detaje për shitjen e Sibneft.

“Në esencë, ishte një skemë e rreme, ku ata që morën pjesë në privatizim formuan një grup kriminal që lejoi Abramovich-it dhe Berezovsky-it të mashtrojnë qeverinë dhe të mos paguajnë çmimin sa kjo kompani në të vërtet vlen”, shpjegoi Skuratov.

Sipas dokumentit, kjo ishte e mundur sepse Abramovich gëzonte mbrojtjen e ish-presidentit rus Boris Yeltsin.

“Skuratov po përgatiste një çështje penale për konfiskimin e Sibneft bazuar në hetimin për privatizimin e tij. Hetimi u ndërpre nga presidenti Yeltsin dhe Skuratov u shkarkua nga detyra”, pretendohet në dokumente.

Vetë Skuratov thotë se shkarkimi i tij ishte thjesht një farsë, e cila shërbeu për të diskredituar atë dhe të gjithë hetimin.

“E gjithë kjo ishte padyshim politike, sepse në hetimet e mia u afrova shumë me familjen e Boris Yeltsin, duke përfshirë këtë hetim për privatizimin e Sibneft”, tha ish-prokurori.

Rrethe të afërta me pushtetit

Edhe pse kishte lidhje të ngushta me Yeltsin-in, Abamovich mbeti në rrethin e ngushtë të Kremlinit kur Vladimir Putin erdhi në pushtet në 1999.

Dokumenti përmban detaje të një ankandi tjetër të manipuluar dy vjet më vonë, në të cilin mori pjesë kompania ruse e naftës Slavneft.

Abramovich më pas hyri në një partneritet me një kompani tjetër për të blerë Slavneft, mirëpo një kompani konkurruese kineze planifikoi të ofrojë pothuajse dy herë më shumë. Për të parandaluar humbjet e milionave, një anëtar i delegacionit kinez u rrëmbye kur mbërriti në Moskë, thonë dokumentet sekrete.

Kompania kineze CNPC, përndryshe një konkurrente shumë e fortë, u desh të tërhiqej nga ankandi pasi një nga përfaqësuesit e saj u rrëmbye me mbërritjen në aeroportin e Moskës dhe u lirua vetëm pasi kompania hoqi dorë nga blerja e Slavneft.

Historitë e rrëmbimit nuk janë konfirmuar kurrë nga zyrtarët kinezë dhe rusë, por zëvendësministri rus i energjisë Vladimir Milov tha se figurat politike në Rusi kanë vendosur që Abamovich do të fitojë ankand.

“Unë thashë, shikoni, kinezët duan të hyjnë dhe duan të paguajnë një çmim shumë më të lartë. Thonë nuk ka rëndësi, ti hesht, nuk të intereson. Tashmë është vendosur. Slavneft po i shkon Abramovich-it, kinezët do të dalin disi”.

Avokatët e Roman Abramovich-it i thanë BBC-së se pretendimi i rrëmbimit është “plotësisht i pabazuar” dhe se ai “nuk ka njohuri për një incident të tillë”. Në të njëjtën kohë, ekipi ligjor i oligarkut thotë se akuzat për korrupsion janë gjithashtu të rreme, dhe vetë Abramovich mohon se ka gëzuar ndonjëherë mbrojtjen e Boris Yeltsin-it.

Miliarderi rus u sanksionua nga qeveria britanike javën e kaluar për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin. Prona e tij në Britaninë e Madhe është ngrirë, prandaj ai tani po bën përpjekje të mëdha për të transferuar jahtet dhe aeroplanët e shtrenjtë në Moskë./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci