Të fundit

Hoxhaj thotë se Kosova ka mundësi të artë të anëtarësohet në KE

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj beson se Kosova e ka një mundësi të artë aktualisht që të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

Hoxhaj ka shkruar në Facebook se kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga Kosova, që sipas tij duhet “të aplikojë sot”.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot!”, shkroi Hoxhaj.

Këtë e kërkoi edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se Kosovës i janë hequr pengesat kryesore për anëtarësim në këtë organizatë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci