Të fundit

A do të takohet Putin me Zelensky, Lavrov jep detaje

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka dhënë detaje në lidhje me një takim të mundshëm mes presidentit Vladimit Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lavrov u është përgjigjur mediave në lidhje me pyetjen se nëse do të ketë një takim mes dy presidentëve në këtë fazë bisedimesh.

Ndër të tjera diplomati rus është shprehur se takimi mes dy krerëve të shtetit do të bëhet vetëm për nënshkrimin e një marrëveshje specifike që mund të arrihet nga bisedimet mes delegacioneve.

“Nuk ka asnjë pengesë” për një takim midis liderëve rusë dhe Ukrainës, por ai duhet të organizohet afër fazës përfundimtare të bisedimeve. Putin dhe Zelensky do të takohen vetëm për të nënshkruar marrëveshjen konkrete që do të mund të arrihet mes dy delegacioneve”, ka thënë Lavrov. /abcnews.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci