Deputetja e Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, teksa ka thënë se e mbështet mos-lejimin e martesës me personat nën moshën 18-vjeçare, ndarjen e pasurisë dhe gjëra të tjera që janë paraparë me Kodin e ri Civil, është shprehur se sëmundjet që mund të transmetohen seksualisht nuk vijnë as nga personat që kanë marrëdhënie homoseksuale apo heteroseksuale.
Sipas saj, këto sëmundje seksualisht të transmetuese vijnë nga ndërrimi i partnerëve, partnerët nga raportet e pambrojtura dhe jo nga një raport i sigurt nëse veç flasim me argumente.
“Edhe në këtë sallë këtu siç u kam thënë shumë më herët, mos mendoni që dikush nuk është nën petkun eventual për të cilin ne sot po flasim por është preferuar që të mbahet sekret. Sot ka njerëz të guximshëm dhe kanë dalë hapur”, u shpreh ligjvënësja Kollçaku.
