Kuvendi i Kosovës në mungesë votash nuk e ka miratuar Kodin Civil me anë të së cilit lejohen martesat e gjinisë së njëjtë.
Në sallë ishin të pranishëm 77 deputetë, ku pro këtij kodi votuan 28, kundër votuan 29 ndërsa abstenuan katër deputetë.
Përveç disa deputetëve të pushtetit dhe pesë të tjerëve nga radhët e AAK-së që ishin kundër, ligjvënësi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ishte i vetmi nga ky subjekt politik që mori pjesë në votim.
Vota e tij ishte kundër këtij Kodi Civil, teksa kolegët e tij partiakë, nuk morën pjesë fare në votim.
