Të fundit

Valverde thotë se nuk do të luante kurrë për Barcelonën

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde e ka bërë të qartë se ai kurrë nuk do t’i bashkohej Barcelonës për shkak të respektit për ekipin e tij aktual, Realin.

Valverde nënshkroi për “Los Blancos” nga Penarol në vitin 2016. Pasi kaloi një sezon në Real Madrid dhe një sezon tjetër në huazim te Deportivo La Coruna, mesfushori uruguaian u promovua në skuadrën e lartë dhe që atëherë është vendosur në ekip.

“Real Madridi është i veçantë, ata ndryshuan jetën time”, tha Valverde për El Larguero.

“Për respekt për Real Madridin dhe për vlerat që më dhanë në shtëpi, nuk do të luaja për Barcelonën. Nga respekti për simbolin që më ushqen, më jep jetë, dashurinë që më jep dhe vlerat. më dhanë në shtëpi”, përfundoi Valverde.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci