Qytetarët e Prishtinës, janë ankuar se u janë rritur faturat e tatimit në pronë.
Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se qytetarët mund të bëjnë ankesë për korrigjim.
Ankesa pranohet deri më datë 31 mars të këtij viti.
“Njoftohen tatimpaguesit e Komunës së Prishtinës, se shpërndarja e faturave të tatimit në pronë ka filluar përmes shërbimit postar. Nëse mendoni se fatura e tatimit në pronë apo certifikata e vlerës është e pasaktë, ju mund të parashtroni ankesë apo kërkesë për korrigjim. Afati për parashtrimin e ankesës është 31 mars të këtij viti”, thuhet në njoftim.
