Të fundit

Lekaj: Qeveri e pishmanit

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka quajtur Qeverinë Kurti “Qeveri e pishmanit”.

“Sot Ministria e Infrastrukturës u detyra ta tërheqë vendimin e vet të lëshuar para disa ditëve, për lirimin e 50% të biletave”, shkroi Lekaj në Facebook.

“Kjo është tallje me qytetarët e Kosovës, thotë Lekaj, duke shtuar “S’ka më keq!”, shtoi ai.

Ndryshe sot zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pas takimeve me përfaqësues të shoqatave të transportit rrugorë, janë dakorduar që të premten (18 mars) do ta shfuqizojnë vendimin për përgjysmimin e pagesës së biletave për disa kategori shoqërore.

Ndërkohë që më 11 mars, vetë zëvendësministri Durmishi kishte njoftuar për vendimin për përgjysmimin e çmimit të biletave të autobusëve ndërurban për fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci