Të fundit

MC Kresha rrëfen ëndrrën e pa realizuar

Profesioni i tij sot është këngëtar, kryesisht reper, por ai dikur kishte punuar dhe kishte endërruar që të bëhej futbollist dhe për këtë ai ishte stërvitur që nga fëmirija, por ëndrra e tij mbeti në gjysmë për arsye shëndetësore.

I ftuar në emisionin “Libero”, MC Kresha ka treguar historinë se si iu ndërpre ëndrra për futboll, për tu fokusuar më vonë në muzikë.

“Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë mjaft i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 17-18 vjeçare, kur unë duhej të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, që më kushtoi me karrierë dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, ka thënë MC Kresha.

Ai tha se pavarësisht që nuk mund të shijonte atmosferën e mbushur me tifoz në stadiumet e futbollit, është i lumtur që ka shijuar pothuajse të njëjtën gjë në koncerte.

“Kam patur një rënie emocionale sepse aty u ndërpre ëndrra ime dhe më vonë kam filluar të merrem me diçka që e kam patur vetëm hobi, që është muzika. Babai ishte kundër kësaj, ai kishte një arsye të fortë sepse siç do prind ka dëshirë që fëmija i tij të edukohet, sepse arti është një mënyrë tjetër e emancipimit. Por prindërit e mi kurrë nuk ma kanë ndërpre ëndërr e dytë, që ishte të arrija përmes muzikës”, u shpreh reperi.

MC Kresha mbetet aktiv në muzikë, kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me këngëtaren, Dafina Zeqiri “Vet e lype”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci