Të fundit

Detaje nga arrestimi i vëllai të drejtorit të Bankës “TEB” në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Tarkan Ozdemir, vëllai i Drejtorit Menaxhues të Bankës “TEB” në Kosovë, Orçun Ozdemir, është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar, transmeton Paparaci.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Turqisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Tarkan Ozdemir po kërkohej nga autoritetet e Moldavisë. Ai është arrestuar dje (e premte) në Prishtinë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, si i dyshuar për mashtrim.

Arrestimi i tij është realizuar nga Njësia FAST e Policisë së Kosovës.

Orçun Ozdemir, vëllai i Tarkan Ozdemir, është Drejtor Menaxhues dhe anëtar i Bordit të Bankës “TEB” në Kosovë.

Arrestohet vëllai i drejtorit të Bankës “TEB” në Kosovë, i kërkuar nga Interpoli

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci