Të fundit

A po përgatitet atentat ndaj Putinit, Është zgjedhur trashëgimtari i tij?

Sipas shkrimit të mediave ukrainase, elita afariste dhe politike ruse është duke planifikuar atentat ndaj Putinit, dhe si trashëgimtar në kreun e Rusisë e shohin Alexander Bortnikovin.

Në elitën afariste dhe politike ruse po krijohet një grup njerëzish me ndikim të cilët nuk po e mbështesin regjimin e presidentit rus. Dhe jo vetëm kaq, por sipas shkrimit të gazetës ukrainase “Pravda”, e cila citon burimet nga administrata kryesore e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, i njëjti grup po planifikon edhe të vrasë Putinin.

Nuk dihet ende nëse informacioni i publikuar nga “Pravda” ukrainase është i vërtetë apo është pjesë e luftës propagandistike, raporton “Osllobogjenje” e Sarajevës.

Agjentët e inteligjencës ukrainase thekson gjithashtu se qëllimi i grupit është të “largojë” Putinin nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ripërtërijë lidhjet ekonomike me Perëndimin, të cilat u ndërprenë për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan gazeta në artikull, transmeton Paparaci.

Gazeta ukrainase pretendon se një pjesë e elitës politike ka zgjedhur kryetarin e FSB-së, Shërbimit Federal Rus të Sigurisë, Alexander Bortnikov, si trashëgimtar të Putinit.

Në tekst gjithashtu theksohet se Bortnikov më nuk gëzon simpatinë e Putinit dhe arsyeja për këtë janë gjoja “vlerësimet e tij të këqija mbi luftën kundër Ukrainës”. Përkatësisht, Bortnikov dhe departamenti i tij ishin përgjegjës për analizimin e qëndrimeve të popullsisë ukrainase dhe kapacitetin e ushtrisë ukrainase.

Sipas inteligjencës ukrainase, të cilën e citon “Pravda” e Ukrainës, Bortnikov dhe disa anëtarë të tjerë me ndikim të elitës ruse po shqyrtojnë opsione të ndryshme për largimin e Putinit, qoftë me helmim, sëmundje të papritur, apo edhe me aksidente të tjera.

Siç raportohet, ka mundësi që këto procese të lidhen me rrjedhjen e fundit të informatave për vendndodhjen e ushtarëve çeçenë në veri të Kievit. Sipas burimeve të inteligjencës, rrjedhja duhet të shërbente për të dobësuar ndikimin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov, por edhe për të krijuar bashkëpunim me autoritetet ukrainase, duke anashkaluar udhëheqjen aktuale të Federatës Ruse./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci