Halloween-i u festua edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Banorët VIP të “Big Brother” kanë krijuar atmosferë festive me rastin e festës së Halloween mbrëmjen e djeshme.
Disa prej banorëve, Donaldi, Graniti dhe Beatrixi, vendosën që t’i trembnin banorët që kishin rënë në gjumë.
Pasi kanë veshur disa pelerina me kapuç, ata tentuan që të trembnin Arditin, Beniadën dhe Sarën.
Banorët siç shihet edhe nga pamjet e shkëputura nga ky moment, nuk u frikësuan aspak nga ky “plan djallëzor” që treshja e kishte organizuar.
“Nuk doja ta trembja se më vinte gjynah”-tha Donaldi me shaka. Ndërkohë momentet gazmore duket se nuk i munguan asaj nate gjatë këtij plani.
