Të fundit

Përleshje me thika në Gjakovë, dy të lënduar

Një përleshje me thika mes disa persona ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në afërsi të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar.

Njëri nga të lënduarit i cili është therur me thikë është dërguar për në Spitalin e Gjakovës, kurse tjetri është dërguar në ambulancën e qytetit.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot rreth orës 11:30 afër Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Njëri nga të lënduarit ëshët therur me thikë”, tha ai për Paparacin.

Tutje ai ka shtuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci