Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryekuvendarin Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i i ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë të mërkurën në moshën 87 vjeçare.
Kryeministri i Kosovës, ka folur për të ndjerin Adem Demaçi, i cili në vitin 1999 kishte kundërshtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë me arsyetimin se e njëjta e kthen Kosovën në Serbi, edhe pse Madeleine Albright kërkonte një gjë të tillë.
Kurti i cili në periudhën e kësaj marrëveshjeje punonte në zyrën e Demaçit tha se në atë kohë ka pasur shumë bisedime e negociata dhe ‘baca Adem gjithmonë ka kërkuar më shumë se që është ofruar’.
“Në kohën e luftës së UÇK ka pasur shumë dokument propozime për çështjen e Kosovës të cilët kishin më tepër në fokus ndaljen e luftës dhe në atë kohë ka pasur shumë bisedime dhe baca Ademi gjithmonë ka këkruar gjithmonë më shumë se sa është ofruar. Ndërhyrja e NATO-s në pranverë të 1999 erdhi për shkak se kasapi i Ballkanit Millosheviqi nuk prnaonte asnjë dokument në të cilën kishte shumë gjëra të favorshme për të dhe në anën tjetër masakra e Reçakut tregonte qartë se një Srebrenicë e dytë po përgatitej në Kosovë”.
Në vitin 1999 gjatë negociatave të delegacionit kosovar në Rambuje, Ish-Sekretarja e SHBA-së Madeleine Albright kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Adem Demaçin.
Nga libri i Albright “Madam Secretary: a memoir” kishte treguar se ishte biseda më rrëqethëse që e kishte pasur në jetën e saj.
