Njëra ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare padyshim që është Luana Vjollca.
Tash e një kohë ajo i ka munguar ekranit shqiptar.
Por si duket Luana ka vendosur të rikthehet sërish në ekranet shqiptare.
Bëhet e ditur se moderatorja do të rikthehet sërish në televizion por me ndryshime tejet të mëdha.
Luana do të rikthejë sërish emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”, por jo më në ‘Top Channel’.
Sipas burimeve të ‘Icon Style’, ky emision do të transmetohet në ‘Abc News’.
Luana përveç moderimit, njihet edhe si këngëtare, dhe projekti i saj i fundit titullohet “Locos” në bashkëpunim me Jay Santon.
