Të fundit

“Regjimi” i Hashim Thaçit pagoi tetë mijë euro për Prindon Sadriun

Qeverisja e ish-kryeministrit Hashim Thaçi i ka paguar mbi tetë mijë euro nga buxheti i shtetit për financimin e studimeve post-diplomike të Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.

Një kontratë të cilën e ka siguruar Paparaci, tregon se Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), më 2010, kishte ndarë 8,910 euro për të mbuluar shpenzimet e studimeve jashtë vendit të Sadriut.

Kontrata mes MPJ-së dhe Prindon Sadriut, asokohe në cilësinë e drejtorit të një zyre brenda ministrisë, ishte nënshkruar më 13 korrik, 2010, raporton Paparaci.

Marrëveshja parashihte pagesën e specializimit të Sadriut jashtë vendit. Ato ishin ndarë bazuar në një kërkesë të tashmë “Zotëriut të Parë”. Asokohe, Sadriu shërbente si drejtor i Zyrës për Marrëdhënie Dypalëshe brenda MPJ-së.

Me ndihmën financiare të MPJ-së, ai specializoi në Qendën Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, një institucion arsimor i krijuar nga Kombet e Bashkuara.

“Punëdhënësi i financon shpenzimet post-diplomike në vlerë prej 8910 (tetë mije e nëntë qind e dhjetë euro) në Europian Center for International me kërkesën e punëmarrësit për studimet/specializimin afatshkurtër, të cilat ndërlidhen me pozitën dhe fuinksionin e zyrtarit”, thuhet në nenin 1 të kontratës.

Sipas aktit të lëshuar nga MPJ-ja, të cilën e drejtonte Petrit Selimi – atëherë anëtar i Partisë Demokratike – Sadriu obligohej që t’i shërbente sërish Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Neni 2 i kontratës, kushtëzonte Sadriun që të shëbente në kuadër të MPJ-së për një periudhë dy-vjeçare pas rikthimit nga studimet, raporton Paparaci.

“Punëmarrësi, pas miratimit të kërkesës nga Punëdhënësi, obligohet që të ushtrojë pozitën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme në periudhën prej 2 vite pas përfundimit të studimeve post-diplomatike”, thuhet në kontratë.

Sadriu, tash një diplomat dhe rezervist i Forcës së Sigurisë së Kosovës, u përfshi në një debat të madh publik me mediat. I sulmoi ato për raportimet rreth shpenzimeve të udhëtimit të realizuara nga bashkëshortja e tij, presidentja Vjosa Osmani, në kohën kur ajo ushtronte funksionin e deputetes.

I Ngarkuari si Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, i përkufizoi si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” mediat e Kosovës.

Kundër gjuhës së tij të ashpër ndaj mediave, reagoi raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, deputetja gjermane Viola Von-Cramon. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci