Të fundit

Liverpooli ‘përshëndetet’ me titullin, barazon me West Hamin

Pasi u mposht nga skuadra e Evertonit, Liverpool ka bërë gabimin e radhës. “The Reds” arritën të marrin vetëm një pikë nga skuadra e West Hamit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 35-të në Premier League.

Kur kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit, Liverpool ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 75 pikë, e me dy ndeshje më shumë se City të zhvilluara, e një më shumë se Arsenali që mban pozitën e parë.

Liverpool barazoi me rezultat 2:2 ndaj West Hamit, përkundër mundësive të mëdha që kishin gjatë ndeshjes.

West Ham kaloi në epërsi pak minuta para përfundimit të pjesës së parë falë golit të sulmuesit anglez, Jarrod Bowen.

Liverpool arriti të përmbys epërsinë në pjesën e dytë me golin e Diaz e autogolin e Areolas, por vendasit shënuan përsëri për ta mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë.

Xhiron e ardhshme skuadra e Liverpoolit do të pres në shtëpi skuadrën e Tottenhamit, teksa ‘do të lutet’ që City e Arsenali të gabojnë në ndeshjet e tyre.

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci