Të fundit

Ndërron jetë aktorja e njohur turke

E njohur më së shumti nga shqiptarët për rolin e saj në serialin “Kuzey Guney” aktorja turke, Semra Dinçer ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Semra Dinçer lindi në Ankara në vitin 1965. Ajo nuk mori arsim për aktrim, por u bë e njohur nga rolet e saj në seriale televizive dhe filma. Ndër më të suksesshmit ishte roli si Handan Tekinoğlu në serialin Kuzey Güney.

Ajo vdiq pas një sëmundjeje të rëndë nga kanceri në mushkëri.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në Twitter përmes një postimi në të cilin ka shkruar: Ishte kanceri në mushkëri. Njerëzit u kujdesën për të për dy vite. U bënë operacione të shumta. Por nuk ja dolëm dot. Sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj.”

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci