Të fundit

A ka nisur Kim Kardashian romancë të re?

Janë bërë tetë muaj që prej paraqitjes së kërkesës për divorc nga bashkëshorti i saj Kanye West dhe ylli televiziv Kim Kardashian është parë me dikë tjetër me të cilin ndau publikisht një puthje vetëm disa javë më parë.

Kardashian dhe ylli i “Saturday Night Live”, Pete Davidson, janë parë të kapur dorë për dore teksa ishin në një suitë në fermën e frikshme Knott’s në Kaliforni.

Themelueses së SKIMS dhe komedianit iu bashkuan motra Kourtney Kardashian dhe i fejuari i saj, Travis Barker. Barker dhe Davidson njihen me njëri-tjetrin përmes mikut të tyre të përbashkët Machine Gun Kelly.

Me gjithë spekulimet, burime për “People” kanë deklaruar se 41-vjeçarja dhe 27-vjeçari janë “thjesht miq”.
“Ata kanë të njëjtin rreth shoqëror, kështu që do të jenë së bashku herë pas here”, tha një burim.

Paraqitjet e tyre të fundit vijnë vetëm disa javë pasi Kardashian luajti së bashku me Davidson në një skenë për “SNL” ku të dy ndanë një puthje ndërsa ishin veshur si Princesha Jasmine dhe Aladdin.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci