Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka pak hapësira publike për argëtim, ndërkohë që ndërtimet dhe rrugët pa trotuare kanë zënë hapësirat gjithandej qytetit. Fëmijët, por edhe të rinjtë e kryeqytetit, detyrohen që të paguajnë hapësira private për sport e rekreacion, siç janë qendrat e fitnessit apo fushat e mbyllura sportive për futboll e lojëra të tjera.
Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, ka bërë një plan fillestar për të krijuar diçka kreative në Prishtinë, që lidhet me sportin e Skateboardi-it, një aktivitet i dashur për të rinjtë nëpër botë.
Sipas planit qeverisës të Haradinajt, me qeverisjen e tij në Prishtinë, do të krijohen tri pika për Sakteboard në kryeqytet, apo siç njihen në gjuhën angleze “Skateboard Plants”.
“Çdo ditë e më shumë të rinjtë e Prishtinës apasionohen pas këtij sporti. Ne do të kujdesemi që të krijojmë shtigje të përshtatshme dhe moderne për ketë lloj sporti për më të rinjtë”, ka shkruar kandidati për kryetar Daut Haradinaj.