Të fundit

Petkoviq: “Ëndrrat e Prishtinës kurrë nuk do të jenë temë e dialogut”

Pas vlerësimit të kryenegociatorit të Kosovës, Agron Bajrami se nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë mes Kosovës dhe Serbisë përderisa njëra palë vazhdon të pretendojë territorin e palës tjetër, duke iu referuar deklaratës së Vuçiqit i cili ka përsëritur se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe ka ftuar ushtrinë serbe të jenë të gatshëm “ta mbrojnë atë”, menjëherë ishte reagimi i drejtorit të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës.

Petkoviqi ka pretenduar në llogarinë e tij në rrjetin social X se, “ndryshe nga Prishtina, Beogradi ka qenë gjithmonë i gatshëm për bisedime”, transmeton Paparaci.

“Nëse më në fund z. Agron Bajrami nuk do të ishte prononcuar, askush nuk do ta dinte se Prishtina ka një negociator të ri në Bruksel, i cili ka refuzuar vazhdimisht ftesat e dërguara nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sorensen. Për këtë arsye, nga prilli e deri më sot nuk kemi pasur asnjë takim në Bruksel në nivel negociatorësh, edhe pse Beogradi ka qenë gjithmonë i gatshëm për bisedime. Si negociator i ri, z. Bajrami duhet së pari të mësojë bazat e dialogut, e pastaj të flasë se çfarë është objekt i dialogut dhe çfarë nuk është. Sigurisht, dëshirat dhe ëndrrat e Prishtinës nuk janë temë e dialogut dhe nuk do të jenë kurrë”, ka shkruar Petkoviqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci