Të fundit

Zhurma e natës mund t’ju kushtojë me gjobë, Policia e Gjilanit nis kontrollet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë apel te qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rendin dhe qetësinë publike, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit të Policisë, qëllimi i këtij apeli është krijimi i një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, duke shmangur veprimet që shkaktojnë zhurmë të panevojshme dhe shqetësojnë banorët përreth.

Policia ka rikujtuar se, sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, zhurma e tepërt që dëgjohet nga personat e tjerë gjatë orareve të përcaktuara me ligj përbën kundërvajtje dhe ndëshkohet me gjobë.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë bërë të ditur se tashmë janë shqiptuar gjoba ndaj personave që janë hasur duke mos respektuar dispozitat ligjore.

Kontrollet policore do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim parandalimin dhe trajtimin e rasteve që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci